fbpx
Tetor 8, 2021

Buletini Informativ 3 | Newsletter

Nga Germin-1529 Shikime-Asnjë koment

Gjatë muajve Korrik – Shtator, Organizata GERMIN ka realizuar një sëri aktivitetesh. Mëposhtë mund të lexoni një përmbledhje të ngjarjeve kryesore gjatë kësaj periudhe kohore


Konventa e Biznesit të Diasporës në Kosovë: Partneritet për Eksport


Me 2-3 Korrik, qindra biznese nga diaspora dhe morën pjesë në Konventën e Biznesit të Diasporës në Kosovë, e cila u organizua nga Degët Evropiane të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (Albanian Global Diaspora Business Network) dhe USAID Kosovo Compete Activity, në partneritet me organizatën GERMIN dhe shoqatat e tri sektoreve nga vendi: Shoqata e Përpunimit të Drurit (SHPDK), Shoqatat e Sektorit të Ushqimit (PEPEKO dhe ORGANIKA), dhe Shoqatat e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (STIKK – Kosovo ICT Association dhe Innovation Centre Kosovo).

Kjo konventë ofroi mundësi për krijimin e lidhjeve dhe partneritetëve mes bizneseve të Diasporës dhe Kosovës, me qëllim të rritjes së eksportit dhe zhvillimit e prodhimit në Kosovë.

Konventa u përmbyll me një vizitë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP Prizren) në Prizren, ku u prezantuan hapësirat dhe mundësitë që ky park ofron për bizneset dhe investitorët nga diaspora.


Lansohet platforma Investo në Vushtrri

Me qëllim krijimin një hapsire për lidhjen e bizneseve vendore me ato të diasporës dhe të huaja, GERMIN në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë kanë prezantuar platformën “Invest in Vushtrri”. Përmes këtij projekti, synohet të prezantohen sa më shumë mundësi për investime nga diaspora në Vushtrri, si dhe të ofrohet një hapësire për rrjetëzim dhe lidhje të tregjeve.

Këndi i Diasporës në Dokufest

Gjatë edicionit jubilar të 20-të të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar Dokufest, Germin do të menaxhoj një kënd, ku është përgatitur një pako e veçantë për diasporën. DOKUFEST XX ka përgatitur një program të jashtëzakonshëm të filmave nën temën “RE-SET; RE-MIX; RE-ACT”, të cilat do të shfaqen në 11 kinematë e qytetit.

Mbahet edicioni i dytë i forumit Investoni në Prizren

Kishim kënaqësinë të marrim pjesë në edicionin e dytë të forumit të bashkë-investimeve dhe rrjetëzimit “Invest in Prizren”, i cili zhvilloi punimet nga 24-26 gusht 2021. Poashtu, jemi të lumtur që kjo ngjarje, e cila u inicua nga GERMIN në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit në vitin 2019, ka arritur vazhdimësine duke u shndërruar në një aktivitet tradicional me rëndësi të veçantë për qytetin e Prizrenit.

 


ITP Prizren prezantohet në Frankfurt të Gjermanisë

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren, me 9 shtator 2021 u prezantua para komunitetit të biznesit të diasporës nga Republika Hesse, në Frankfurt të Gjermanisë. 25 ndërmarrës/e dhe biznesmenë/e nga fusha të ndryshme morën pjesë në këtë ngjarje, me interes për të ndjekur prezantimin e ITP Prizren, si një mundësi e re për investime në Kosovë. Lexo më shumë


Rrjetëzimi i organizatave dhe të rinjve nga Diaspora dhe Kosova

Gjatë muajit shtator, GERMIN ka nisur organizimin e takimeve në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave dhe shoqatave të të rinjve”, i cili synon krijimin e platformave për rrjetëzim dhe bashkëpunim ndërmjet organizatave rinore dhe studentore në diasporë me ato në Kosovë. Mbështetur nga nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, kemi organizuar dy takimet e para me diskutime tematike, ku folës ishin: Mentor Dida dhe Mark Kosmo.

Votimi i Diasporës në Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës

Në prag të Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës, GERMIN ka organizuar një fushatë informuese rreth procedurave për regjistrim dhe votim nga jashtë për pjesëtarët e diasporës. Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 17 tetor 2021Lexo më shumë

 

Vazhdon fushata “Diaspora redakton Wikipedia-n”

Nga data 1 shtator deri në 6 tetor 2021, në bashkëpunim me Wikimedians of Albanian Language User Group po zhvillojmë fushatën “Diaspora redakton Wikipedia-n”. Të rinjtë nga diaspora i janë bashkuar komunitetit në Wikipedia për të përkthyer e redaktuar artikuj me tema të lidhura me shqiptarët në gjuhët e vendeve ku ata banojnë. Lexo më shumë


Mundësi investimi në Labbox – njëra nga kompanitë më inovative në Kosovë, e cila bënë zhvillimin dhe prodhimin e produkteve edukative në fushën e STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) për fëmijë. Labbox ka hapur publikisht mundësine për investim, me ç’rast aksione të kompanisë janë në dispozicion për blerje edhe për investitorët nga diaspora. Labboxi është tregim suksesi në ekosistemin e startupëve kosovarë e cila ka tërhek investime nga investor insitucional VC, si dhe është akseleruar nga Techstars (Akseleratori i dyti më i mirë global).

Për më shumë informata në lidhje me këtë mundësi investimi, mund të kontaktoni direkt me Artën në [email protected]


GERMIN në Media

Gjatë kuartalit të tretë të 2021, GERMIN u paraqit në mbi 40 platforma të ndryshme mediatike lokale, diaspora dhe ndërkombëtare. Mëposhtë gjeni vegëzat e disa prej paraqitjeve / publikimeve tona.

Konventa e Biznesit të Diasporës në Kosovë – ProBizz ()
Vushtrria me platformë informuese për investitorët nga diaspora ()
Mërgimtarët shpenzuan rreth 500 milionë euro gjatë verës në Kosovë (…)
Dita e Diasporës në Kosovë: Editorial nga GERMIN ()
Si t’i shndërrojmë vizitat e diasporës në katalizator të zhvillimt të turizmit: Lirim Krasniqi (…)