fbpx
Shtator 29, 2023

GERMIN nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me STIKK

Nga Bublina Peni-300 Shikime-Asnjë koment

Më 29 shtator, GERMIN dhe Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë - STIKK nënshkruan marrëveshje për të bashkëpunuar në mbështetje të konferencës KosICT, më 13 tetor 2023 në Prishtinë.

Në kuadër të këtij partneriteti do të organizohen takime “biznes-me-biznes (B2B)” (në Klan Arena), ku GERMIN do të ftojë kompani të sektorit të ndërlidhura me diasporën, me qëllim nxitjen e partneriteteve me kompani lokale.

Ndërkohë, ne ftojmë edhe kompani të tjera të interesuara për pjesëmarrje në konferencë, të regjistrohen për takime B2B në këtë vegëz: bitly.ws/WenY

KosICT është një festival i teknologjisë i cili mbajti edicionin e tij të parë në vitin 2011 me synimin për të kapërcyer hendekun midis tregjeve vendore dhe ndërkombëtare të TIK-ut. KosICT ka sjellë në Kosovë ekspertë vendas, rajonalë dhe ndërkombëtarë për të ndarë përvojat dhe njohuritë e tyre me audiencën e përbërë nga zhvillues softuerësh, entuziastë dhe ekspertë të TIK-ut, përfaqësues të akademisë dhe studentë.

Mbështetja e KosICT bëhet në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diaspora” (MARDI) të mbështetur nga CARITAS-i Zviceran në Kosovë.