NED
Data e fillimit: Tetor 2022
Dara e mbarimit: Shtator 2023
GERMIN vazhdon të përkushtohet për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe diasporës, duke synuar avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të Kosovës dhe lidhjen e diasporës shqiptare me vendlindje.
Nga dhjetori i 2022-ës , GERMIN, është duke e implementuar projektin “Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Diasporës: Ngritja e kapaciteteve të grave në politikë në nivel lokal” – që mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).
Qëllimi i projektit është të fuqizohen gratë në politikë në nivelin lokal. Që të arrihet kjo, 52 gra të përfshira në politikë nga komunat Shtime, Istog, Vushtrri, Suharekë, Lipjan, Rahovec e Podujevë, do të jenë pjesë e projektit.
Komponenti kryesor i projektit është pjesa e mentorimit që do bëhet nga profesionistët e diasporës, ku 26 mentorë të diasporë do të punojnë ngushtë me gratë pjesëmarrëse në projekt.
Ky projekt është i strukturuar në tre faza kryesore në mënyrë që të maksimizohet përfitimi që gratë pjesëmarrëse do të mund të kenë nga mentorët e diasporës.
Në fazën e parë të projektit, ne kemi identifikuar gratë që do të jenë pjesë e projektit. Gjithashtu, kemi identifikuar mentorët e diasporës që gjatë projektit do të jenë mbështetësit kryesor të grave pjesëmarrëse në projekt.
Faza e dytë është faza e mentorimit, që gjithashtu është edhe komponenti kryesor i projektit. Pas identifikimit, janë krijuar 26 grupe ku 26 mentorët do të kenë nga dy gra në mentorim që do të zgjasë nëntë muaj.
Projekti do të mbyllet me një konferencë që do t’i bëjë bashkë të gjithë përfituesit e projektit, mentorët nga diaspora si dhe përfaqësues të tjerë të subjekteve politike në nivel qendror dhe atë lokal.