fbpx

Global Albanians Foundation – GAF

GERMIN punon ngushtë me Global Albanians Foundation, në mënyrë që bashkërisht të rrisin filantropinë shqiptare. Global Albanians Foundation synon që të kultivojë filantropinë shqiptare në gjithë botën, sidomos në mes të diasporës, në mënyrë që të adresohen sfidat sociale, ekonomike dhe kulturore dhe të ketë zhvillim në shtetet ku ka shqiptarë.

Global Albanians Foundation ka lansuar disa iniciativa që të mbështeten shqiptarët që jetojnë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni.

Qëllimi i GAF-it është të shfrytëzojë burimet thelbësore të diasporës së madhe shqiptare, për të siguruar fonde për organizatat jofitimprurëse me qëllim të financimeve që mblidhen online. GAF synon të ridrejtojë një pjesë të këtyre burimeve drejt zhvillimit ekonomik dhe social. Për më tepër, GAF shërben si një mekanizëm institucional që do diaspora shqiptare të ndihmojë shtetin e tye të origjinës. Kjo mbështetje është kruciale duke gjykuar edhe uljen e mbështetjes tradicionale nga donatorët e huaj për organizatat joqeveritare në rajon, në dekadat e fundit.

GAF ka ngritur dhjetëra fonde për iniciativa të ndryshme por më të rëndësishmet janë si vijon:

  • Fonde për OriginAL 
  • Ngritje fondesh për Rrjetin e Profesionistëve të Diasporës
  • Fonder për Mothers and Children
  • Ngritje fondesh pas tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri
  • Ngritje fondesh për COVID 19