fbpx
Prill 17, 2024

GERMIN mbajti takim virtual mes eksperteve të diasporës dhe kompanive vendase të agrobiznesit

Nga Bublina Peni-363 Shikime-Asnjë koment

Sot GERMIN organizoi takimin virtual me temë “Shkëmbimi i Njohurive me Profesionistë nga Diaspora në Sektorin e Agrobiznesit” që është organizuar më qëllim të lidhjes së kompanive nga sektori i agrobiznesit në Kosovë me profesionistë të diasporës nga sektori i Agrobiznesi për të shkëmbyer informacione dhe për të ndarë përvojat me njëri tjetrin.

Në fjalën hyrëse të këtij takimi, Sihana Bejtullahu, Bashkë-Drejtoreshë Ekzekutive e GERMIN theksoi punën e vazhdueshme të GERMIN që diaspora të mos trajtohet si burim i kapitalit financiar por të vlerësohet edhe fuqia e kapitalit njerëzor ku GERMIN punon vazhdimisht që të sjellë modele shembullore nga ekspertët e diasporës.

Ndërkohë, Fatlume Halili, Udhëheqëse e Komponentës nga Aktiviteti i USAID-it për zhvillim të fuqisë punëtore përmes sektorit privat, theksoi bashkëpunimin me GERMIN dhe rëndësinë që ka fokusi i zhvillimit të fuqisë punëtore në sektorit privat përmes ekspertizës, njohurive dhe përvojës që sjellin ekspertët e diasporës.

Ky takim vazhdoi me prezantimin i cili trajtoi temën “Private label: Gjetja e tregut për kompanitë vendore për plotësim të kërkesave nga kompanitë evropiane për produkte ushqimore të prodhuara në Kosovë”.

Ky prezantim u mbajt nga znj. Vjollca Misini Zabergja - Drejtoreshë e Projekteve Strategjike në BU Food Solutions në Holandë dhe znj. Thëllënza Krasniqi - Eksperte Ligjore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i prezantimit ishte ofrimi i njohurive dhe rekomandimeve të vlefshme për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të Agrobiznesit në Kosovë, si dhe për të mundësuar shkëmbimin e ideve dhe përvojave.

Pas prezantimit, u zhvillua diskutim i hapur mes të pranishmëve dhe dy ekspertëve të diasporës ku u shkëmbyen komente, pyetje dhe përvoja.

Ky takim u mbajt në kuadër të “Aktivitetit për zhvillimin e fuqisë punëtore të udhëhequr nga sektori privat”, financuar nga USAID Kosovo dhe zbatuar nga IREX dhe GERMIN.