Analiza e Politikave
Analizë e Politikave për Votim Jashtë Vendit
Date: 11/01/2019
0 Views

VOTA E DIASPORËS

Autor: Rilind Latifi

Diaspora e Kosovës vazhdon të luajë një rol kyç për ekonominë me anë të remitencave. Dërgesat financiare nga jashtë përbëjnë rreth 15% të bruto prodhimit vendor (GDP), sipas të dhënave nga UN dhe Banka Botërore. Përfshirja e diasporës në proceset politike, posaçërisht në votim, është e garantuar me ligj. Sidoqoftë, pengesa të ndryshme teknike, administrative dhe ligjore vështirësojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale dhe qendrore. Rreth 300,000 njerëz në diasporë kanë te drejtë vote në zgjedhjet në Kosovë, sipas Democracy for Development. Në zgjedhjet qendrore të parakohshme në qershor 2017, vetëm 20,354 (6.8%) e diasporës kaaplikuar për t’u regjistruar për votim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar 15,118aplikacione për regjistrim. Megjithatë, vetëm 5,949 (30% të aplikacioneve) kanë dërguar fletëvotimet dhe 5,246 nga to janë pranuar si vota valide. Ngjashëm ishte edhe pjesëmarrja ne zgjedhjet lokale dhe balotazhin në tetor dhe nëntor 2017 që u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët nga diaspora. Dallimi i madh mes numrit të përgjithshëm të atyre me të drejtë vote dhe numrit të votave tregon për nevojën e lehtësimit të votimit nga jashtë dhe nevojën për shqyrtim të metodave alternative të votimit, përveç asaj me postë

Për të lexuar analizën e plotë, klikoni KËTU. 

Të fundit
Lajme të ngjashme
Njoftohuni me zhvillimet, iniciativat dhe diskutimet e fundit lidhur me Avokimin dhe Diplomacinë.
Analiza e Politikave
Policat e Sigurimit Kufitar për Diasporën e Kosovës: Cilat janë vëzhgimet dhe rekomandimet e diasporës?
Germin publikon analizën e shkurtë mbi policat e sigurimit kufitar për diasporën e Kosovës, duke paraqitur vëzhgimet dhe rekomandimet e diasporës për hapat e ndërmarrë deri tani dhe masat që duhen marrë për të adresuar sfidat. Analiza trajton ndikimin financiar dhe procedural të mungesës së anëtarësimit të Kosovës në Sistemin e Kartonit të Gjelbër, përpjekjet për të lehtësuar kostot për diasporën, dhe thekson nevojën për digjitalizim, njohje reciproke të sigurimeve me shtetet kryesore ku jeton diaspora, dhe përmirësimin e informimit e ndërgjegjësimit. Përmes zbatimit të këtyre masave, synohet mbështetje më e mirë për diasporën dhe adresimi i sfidave aktuale. Për të lexuar dhe shkarkuar analizën e plotë kliko KETU.
Date: 15/01/2025
0 Views