GERMIN nis bashkëpunimin me Caritasin Zvicran në Kosovë në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë”
Në fillim të muajit mars 2022, GERMIN ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me Caritasin Zvicran në Kosovë për të implementuar projektin MARDI (Municipal Action for Reintegration and Diaspora). Nënshkrimi i kësaj kontrate ka për qëllim “Përdorimin e Njohurive dhe Kapitalit Financiar të Diasporës për të Ndikuar në Zhvillim Ekonomik të Komunave Kosovare” në kuadër të Projektit MARDI. Ky projekt do të implementohet në periudhë tre vjeçare në tërë Kosovën, përmes së cilit synohet ngritja e Kapaciteteve për Komuna dhe Përkrahjen e Nevojave të Migrantëve dhe Integrimin e tyre në vend. Lexo më shumë
Diaspora për Gratë Ndërmarrëse është një projekt që mbështetet nga “USAID Kosovo Compete Activity”. Përmes këtij projekti synojmë të krijojmë një lidhje mes grave ndërmarrëse në Kosovë si dhe profesionistëve dhe komuniteteve të biznesit të diasporës. Profesionistët nga diaspora do të shërbejnë si mentorë për bizneset e udhëhequra nga gratë në Kosovë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe aftësive të tyre biznesore dhe krijimin të mundësive për eksport. Gratë ndërmarrëse nga Kosova do të kenë mundësinë të qasen në tregje të huaja përmes rrejteve të diasporës. Mbi 50 biznese të grave tashmë kanë aplikuar që të bëhen pjesë e programit për mentorim për një periudhë shtatë mujore nga profesionistët/et e diasporës. Lexo më shumë
50 të rinj angazhohen në punë praktike në kompani/organizata të diasporës
GERMIN, në kuadër të projektit “Avancimi i partneritetit me diasporën për fëmijët dhe të rinjtë në Koosvë” mbështetur nga UNICEF Kosovo Programme, është duke koordinuar programin e praktikës për 50 të rinj nga Kosova (nga 16 deri 24 vjeç) në kompani dhe organizata të diasporës. Deri tani më shumë se 30 praktikantë veçse kanë filluar punët e tyre. Lexo më shumë
Tryezë Virtuale: Roli i Remitancave në Ekonominë e Kosovës
GERMIN organizon tryezën virtuale me temë “Roli i Remitancave në Ekonominë e Kosovës. Folës kryesorë në këtë tryezë do të jenë do të jenë: z. Fehmi Mehmeti – Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, znj. Liza Gashi – Zv. Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Gresa Latifi – Studiuese postdoktorale në Universitetin Teknik të Mynihut, z. Lirim Krasniqi – Bashkë-drejtor në GERMIN. Ndërkohë z. Arbnor Mjeku – Menaxher i Projekteve në GERMIN do të prezantoj rezultatet nga hulumtimi me opinionet e diasporës rreth remitancave në Kosovë. Takimi organizohet me datë 22 mars, nga ora 18:00 (CET).
Shqiptarët në diasporë kanë pak media apo hapësira të rezervuara (përtej atyre konvencionale) ku mund të flasin për historitë e tyre personale të jetës larg vendit të origjinës. Ndërkohë, narracioni nga perspektiva e vendit amë është shumë herë përgjithësues – ata zakonisht shihen vetëm si një numër i madh!
Ne duam ta ndryshojmë këtë, ndër tjerash – përmes platformës sonë të re të podcast-it të titulluar “Albanian Stories” apo Histori Shqiptare. GERMIN dhe Fondacioni Global Shqiptar lajmërojnë serinë e parë të podcast/vodcast-it që do të fokusohet në “Tregime Shqiptare” të anëtarëve tanë të diasporës.Për këtë, kemi hapur një formë aplikimi për ata që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme duke ndarë historitë e tyre me të tjerët. Ju mund të regjistroheni përmes butonit të mëposhtëm.
Ndaje historinë tënde – Share your story!
Votimi nga Jashtë / Diaspora në Zgjedhjet Lokale në Kosovë
GERMIN ka publikuar në fillim të muajit Shkurt, analizën e procesit të votimit të diasporës në zgjedhjet lokale, të cilat u mbajtën gjatë muajit Tetor dhe Nëntor 2021 në Kosovë. Analiza ofron një pasqyrë të detajuar të të gjitha operacioneve zgjedhore dhe paraqet rezultatet e votimit nga jashtë gjatë raundit të parë dhe të dytë (balotazhit) të zgjedhjeve lokale. Lexo më shumë
Mundësi punësimi në Gjermani tek kompania kosovaro-gjermane “Entermedia”, cila operon në Prishtinë dhe Berlin. Entermedia është një kompani e marketingut e cila merret me video produksion. Entermedia është duke kërkuar nje kontabilist individual ose biznes që e njeh mirë sistemin e financave/taksave në Gjermani. Për më shumë informacion, kontaktoni në: [email protected] deri me 22 Mars, 2022.
GERMIN në Media
Gjatë kuartalit të parë të 2022, GERMIN u paraqit në mbi 20 platforma të ndryshme mediatike. Mëposhtë gjeni vegëzat e disa prej paraqitjeve/publikimeve tona.