fbpx

Programi i Bursave të GERMIN në partneritet me Parlamentin e Kosovës synon t'u japë një mundësi të diplomuarve nga Diaspora që të punojnë drejtpërdrejt me anëtarët e parlamentit (deputetët) dhe komisionet parlamentare në një gamë të gjerë të projekteve. Fellows do të zgjedhin të punojnë në një ose më shumë nga fushat tona kryesore që përfshijnë të drejtat civile dhe politike të anëtarëve të diasporës, tërheqjen e investimeve të huaja, të dhëna të hapura, rishikimin e dërgesave të parave, etj. Ky projekt do të lehtësojë dhe forcojë marrëdhëniet midis komuniteteve të Diasporës dhe vendlindjes përmes mekanizmave të cilat u mundësojnë të diplomuarve të kualifikuar të Diasporës që të kontribuojnë drejtpërdrejt në parlamentin e Kosovës përmes ofrimit të shërbimeve profesionale drejt procesit të bërjes së politikave

Qëllimet:

  • Krijimi i një rrjeti të bashkëpunëtorëve nga Diaspora që bashkëpunojnë me deputetë dhe komisione parlamentare në projekte të shumta kërkimore. 
  • Zhvillimi i një programi vjetor të bursistëve që do të angazhonte deri në 10-15 bashkëpunëtorë të Diasporës çdo vit për të punuar me deputetët dhe komisionet parlamentare. 
  • Një mjedis bashkëpunimi ku bursistët nga Diaspora do të kenë mundësi të punojnë si një ekip dhe të bashkë-krijojnë hulumtime.
  • Ata do të pritet të prodhojnë raporte të politikave dhe analiza që lidhen me punën parlamentare dhe të deputetëve. Të gjithë bursistëve do t'u kërkohet të përdorin blogun e bursave për të promovuar angazhimin e tyre dhe të ndajnë përvojën e tyre me publikun e Kosovës dhe bashkësinë e tyre të diasporës.

Aktivitetet

  • Biseda çdo tremujor për tema të ndryshme me qëllim të krijimit të lidhjeve midis bashkëpunëtorëve të Diasporës dhe nënpunësve publikë në Kosovë. 
  • Gjatë periudhës së bursës, të gjithë aplikantët e përzgjedhur do të kenë një mundësi të marrin pjesë në ngjarje dhe punëtori të ndryshme, të punojnë drejtpërdrejt me deputetë të zgjedhur për bursën, si dhe të sigurojnë mbështetje kërkimore për komisione të ndryshme parlamentare