GIZ
Data e fillimit: Nëntor 202
Data e mbarimit:: Maj 2022
Një numër i madh njerëzish nga Shqipëria dhe Kosova punojnë dhe veprojnë në Gjermani, kanë përfunduar ose janë duke i përfunduar studimet apo edhe janë trajnuar profesionalisht në këtë shtet. Prandaj, të gjitha njohuritë dhe përvojat e tyre të fituara në një vend të zhvilluar si Gjermania, janë mëse të nevojshme në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo përpjekje filloi në shkurt të vitit 2021 në bashkëpunim me GIZ-in, duke nisur një program pilot të Rrjetit Global të Profesionistëve Shqiptarë, i cili angazhoi 30 profesionistë të diasporë që jetojnë në Gjermani.
Qëllimi i këtij program ishte përputhja e nevojave të institucioneve në Kosovë dhe Shqipëri me profesionistë nga diaspora, të cilët janë të gatshëm të angazhohen në vendlindjen e tyre për një angazhim afatshkurtër.
Për t’i informuar profesionistët shqiptarë të diasporës në Gjermani, GERMIN dhe GIZ patën organizuar takime me studentë shqiptarë në Gjermani. Përveç kësaj, ne organizuam një punëtori me OSHC-të nga Shqipëria dhe Kosova me temën “Rritja e ndërgjegjësimit për bashkëpunim me diasporën”.
Me mbështetjen e GIZ-it, ne organizuam një punëtori tjetër me profesionistë të diasporës për të diskutuar mbi metodat më efektive për përfshirjen e tyre në vendin tonë