fbpx

IREX

Data e fillimit: Korrik 2022

Data e mbarimit: Prill 2027

Përgjatë viteve, GERMIN, ka qenë lidhje në mes të hendekut mes komuniteteve të diasporës dhe zhvillimit të vendit të origjinës, duke ofruar kështu mundësi për angazhim qytetar dhe duke fuqizuar komunitetin e diasporës.

Nga nëntori i vitit 2022, GERMIN është duke e implementuar aktivitetin “Mentorimi Peer-to-Peer me Diasporën”, aktivitet i mbështetur Irex si pjesë e programit pesë vjeçar të USAID-it për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektorit Privat në Kosovë.

USAID PSWD, synon që të ndihmoj sektorin privat që të zhvillojë modele kreative për të zhvilluar fuqinë punëtore të Kosovës. Aktiviteti i USAID PSWD synon të adresojë kufizimet e sistemit dhe të shfrytëzojë mundësitë në tri fusha të ndërlidhura: kërkesa për shkathtësi; oferta për shkathtësie; dhe mjedisin mundësues.

Roli i GERMIN është të lidhë investitorët e diasporës, sipërmarrësit dhe të tjerët (dhe organizatat e tyre) me tre akterët e Këshillit Sektoriale të Fuqisë Punëtore dhe përfituesit e skemës së granteve në sektorët e Përpunimit të Drurit, Agrobiznesit dhe TIK-ut.

Synimi është që investitorët e diasporës të shërbejnë si mentor dhe të ndihmojnë udhëheqësit e tre këshillave që të mësojnë nga njëri – tjetri përmes përvojave të përbashkëta, pyetjeve dhe mësimeve.

Aktiviteti “Mentorimi Peer-to-Peer me Diasporën” synon të ofrojë mentorim, asistencë teknike virtuale, të mbajë praktika (virtuale) dhe të promovojë investimet e diasporës, duke përfshirë fondet e përgjegjësisë sociale të korporatave dhe investimeve në iniciativat e trajnimit për tre sektorët e përmendur më lartë.