fbpx

KCSF

Data e fillimit: Gusht 2021

Data e mbarimit: Korrik 2026

Në shkurt të vitit 2022, GERMIN nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile – KCF, në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar në partneritet me USAID në Kosovë - që të implemetojë komponentën për Angazhimin e Profesionistëve të Diasporës (EDP).

Programi për Angazhim Qytetar është duke i zbatuar disa iniciative të shtrira në tre shtylla kryesore: Përfshirjen e Komunitetit, Rritjen e besimit ndër-social dhe mobilizimi i burimeve të reja.

Në mënyrë që të adresohet mungesa e ekspertizës profesionale në fusha specifike për organizatat e shoqërisë civile dhe për të shfrytëzuar potencialin e vlerësimit të perspektivave dhe metodologjive të reja nga diaspora -KCSF në bashkëpunim me GERMIN, është duke ofruar mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet OJQ-ve në Kosovë dhe profesionistëve të diasporës.

Me këtë projekt, GERMIN mbështet organizatat joqeveritare në Kosovë duke u ofruar atyre ekspertizën e profesionistëve të diasporës për të rritur aftësitë e tyre.