fbpx

This policy defines the framework for quality management in Germin.

Germin është një organizatë joqeveritare që synon forcimin e lidhjeve mes diasporës shqiptare me vendet amë. Germin shërben si urë lidhëse për intensifikimin e shkëmbimeve dhe kontributeve nga diaspora me qëllim zhvillimin dhe demokratizimin e vendeve të origjinës. 

Germin përmes ofrimit të shërbimeve dhe projekteve tona, synojmë që të përmbushim objektivat e organizatës. Organizata do të tregojë një përkushtim të veçantë në plotësimin e kërkesave dhe pritshmërive të palëve të interesuara dhe kërkesave ligjore. Synimi dhe përkushtimi ynë i përhershëm ka qenë dhe do të jetë që t’ju ofrojmë cilësi në shërbimet dhe projektet e organizatës . 

Një ekip i përbërë prej stafit shumë të motivuar të përcaktuar për ofrimin e shërbimeve të nivelit më të lartë. Forca jonë buron nga përkushtimi ndaj klientëve, partnerëve dhe punëtorëve. Qëllimi ynë është ofrimi i shërbimeve cilësore që i përmbushin plotësisht kërkesat e klientëve tanë dhe kërkesat ligjore, sigurimi i një gjendje të qëndrueshme financiare dhe përmbushja e interesave të partnerëve të organizatës. 

Nëpërmjet zbatimit të sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas standardit ISO 9001:2015 (SMC), do të arrijmë përmbushjen e kërkesave të shoqërisë në përgjithësi. Njëkohësisht me zbatimin e sistemit të menaxhimit do të arrijmë përmirësimin nëpërmjet risive, standardizimit të proceseve dhe përmirësimin e tyre, udhëheqjen e organizatës, si dhe monitorimin. 

Për të arritur qëllimin tonë menaxhmenti dhe punëtorët e organizatës Germin janë të obliguar që të: 

  • Përmbushin kërkesat, nevojat dhe pritshmërinë e partnerëve, donatorëve dhe atyre që ju shërbejnë;
  • Veprojnë sipas përgjegjësive të ndara dhe procedurave të përcaktuara; 
  • Përmbushin në vazhdimësi kërkesat që dalin nga direktivat evropiane për shërbime;
  • Punojnë në vazhdimësi për përmirësimin e efektivitetit dhe efikasitetit të proceseve punuese dhe aftësive të personelit;
  • Veprojnë në mënyrë preventive me qëllim të evitimit të jokonformiteteve;
  • Njohin, zbatojnë dhe rishikojnë politikën e menaxhimit të cilësisë. Obligimet e vendosura mund të arrihen vetëm me dije, profesionalizëm, përvojë dhe motivim të punëtorëve, ngritjen e aftësive të tyre gjithashtu edhe përcjelljes së zhvillimit teknologjik dhe kërkesave të tregut.

Prishtinë, 18.12.2023

Bashkë-Drejtor Ekzekutiv: Sihana Bejtullahu & Lirim Krasniqi