STAY CONNECTED

Cicërrimat e fundit

FOLLOW US ON TWITTER

Abonohu dhe prano njoftimet e fundit

Would you like to receive our newsletter occasionally? To be notified about our new activities we’re working on? Subscribe to our newsletter and stay up-to-date.


Shëno e-mail

… and much, much, more …

CONNECT

Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës

Home / Angazhim / Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës

Përfshirja e diasporës, ristrukturimi i nevojave dhe promovimi i të drejtave të tyre.

Diaspora është kontribues kyç në ekonominë e vendit, dhe në zhvillimin e saj shoqëror e politik. Për të njohur kontributin e saj të paçmuar dhe nxitur që të arrijnë potencialin e plotë, organizata Germin ka filluar një nismë për të avokuar për të drejta më të shumta politike dhe shoqërore për diasporën. është një iniciativë që kërkon të krijojë dhe funksionalizojë mekanizmat bashkëpunues ndërmjet komuniteteve të Diasporës dhe institucioneve publike në Kosovë. Duke përdorur teknologjitë bashkëkohore dhe kanalet informale të avokimit kolektiv, SDDR/DSDD synon të lehtësojë dhe inkurajojë angazhimin e Diasporës kur bëhet fjalë për proceset e krijimit të politikave në spektrin social dhe politik të institucioneve vendore. SDDR ka për qëllim të ndihmojë në ngritjen dhe monitorimin e kanaleve të komunikimit dhe diskutimeve midis institucioneve shtetërore dhe diasporës përmes një grupi advokues të përshtatur nga vet diaspora me një prezencë në institucionet e Kosovës. SDDR ka krijuar shtatë Task Forca të Profesionistëve të Diasporës që kontribojnë me përvojën dhe njohuritë e tyre drejt qëllimeve të SDDR-së dhe performancës së përgjithshme dhe rezultateve të bashkëpunimit të komuniteteve të Diasporës dhe institucioneve publike në Kosovë.

Qëllimet kryesore të DSDD-së janë:

  • Të krijoj një rrjet të strukturuar të anëtarëve të diasporës që janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre shoqërore dhe politike;
  • Të krijojë mekanizma për përfshirjen e diasporës në proceset politikëbërëse; dhe
  • T’i fuqizojë anëtarët e diasporës për të marrë pjesë në proceset politikëbërëse, fillimisht në Kosovë.
SQ
EN SQ