fbpx
Mars 3, 2024

GERMIN Empowers 40 Women with Public Procurement Training

Nga Bublina Peni-457 Shikime-Asnjë koment

Përgjatë datave 2 dhe 3 mars GERMIN organizoi trajnimin mbi temën e “Prokurimit Publik” ku morën pjesë rreth 40 gra në politikë nga niveli lokal.

Në këtë trajnim fokusin kryesor e kemi vënë te informimi i grave në politikë nga niveli lokal për monitorimin komunal përmes prokurimit publik.

Qëllim tjetër i rëndësishëm ishte edhe ofrimi njohurive për procedurat, kriteret, parimet e përgjithshme të prokurimit publik, format e mundshme të korrupsionit apo flamuj të kuq ku komunat mund te bëjnë keqpërdorime gjatë tenderimeve.

Gjatë ditës së dytë, trajnimi u fokusua në simulimin e kontratave të prokurimit publik.

Pjesëmarrëset patën mundësi të ndahen në grupe dhe të kuptojnë më qartë procedurat e prokurimit publik dhe parregullsitë apo shkeljet që mund të kenë procedurat e prokurimit publik.

Simulimi në grupe u fokusua në katër shembuj si në vijim:

  • Në dosjen e tenderit Komuna ka kërkuar ndërtimin e një aneksi për Shtepinë e Kulturës;
  • Komuna ka shpallur tender për blerjen e pesë veturave për inspektorët e Komunës;
  • Komuna ka shpallur tender për shtrim të rrugës “X” me kubëza betoni;
  • Komuna shpall tender për ndërtimin e një shkolle.

Ky trajnim u mbajt në kuadër të projektit “Diaspora për Gratë në Politikë” i cili mbështet nga Fondi Kombëtar për Demokraci (NED).

GERMIN do të vazhdojë të organizojë trajnime të tilla në kuadër të këtij projekti me qëllim të fuqizimit të grave dhe rritjes së pjesëmarrjes së tyre në politike.

Disa nga aktivitetet që po zhvillohen dhe pritet të zhvillohen përgjatë këtij projekti janë: kryerja e hulumtimeve për të mbledhur të dhëna, njohuri dhe përvoja në lidhje me rolin e grave brenda partive politike në komunat e vogla; sesione online të mentorimit nga profesionistë të diasporës dhe gra nga parti të ndryshme politike; diskutimet e stilit Agora, trajnime për ngritjen e kapaciteteve të grave pjesëmarrëse; duke përfshirë tematika si planifikimi dhe zbatimi i projektit, buxhetimi, burimet njerëzore dhe komunikimi në media sociale.