fbpx

Një forum investimesh në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës i cili synon të gjenerojë të ardhura dhe mundësi të reja pune përmes iniciativave të reja të biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja për projekte të mëdha në këtë komunë. 

Qëllimet:

  • Gjenerimi i të ardhurave dhe mundësive të punësimit në Kamenicë;
  • Shfrytëzimi i duhur i burimeve natyrore;
  • Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik;
  • Ndërtim i kapaciteteve; 
  • Organizimi i një forumi për të promovuar mundësitë e Partneritetit Publiko-Privat (P-P-P) të cilat janë në dispozicion nga Komuna e Kamenicës, investitorët e huaj dhe diaspora; 
  • Lidhja e tregut midis prodhuesve vendas dhe shpërndarësve të mundshëm të huaj përmes takimeve B2B; 
  • Promovim dhe mbështetje për prodhuesit vendas në Kamenicë; 
  • Trajnim dhe ndihmë në menaxhim dhe ngritje të kapaciteteve për prodhuesit dhe bizneset vendore; 
  • Forcimi i promovimit të produktit të prodhuesve vendas; 
  • Trajnim dhe subvencion në markë dhe marketing për produktet e reja që do të lansohen në treg. 

Aktivitetet

  • Një takim konsultativ në Cyrih midis palëve të interesuara të Diasporës, Komunës së Kamenicës dhe Germinit në 15 dhjetor 2019;
  • Lansimi zyrtar i fazës së parë të projektit "Investo në Kamenicë" - 28 janar, 2020;
  • Një hulumtim mbi potencialin ekonomik të Komunës së Kamenicës, i cili u realizua me bizneset dhe shoqatat lokale.

www.investinkamenica.com 

https://www.facebook.com/investinkamenice/