STAY CONNECTED

Cicërrimat e fundit

FOLLOW US ON TWITTER

Abonohu dhe prano njoftimet e fundit

Would you like to receive our newsletter occasionally? To be notified about our new activities we’re working on? Subscribe to our newsletter and stay up-to-date.


Shëno e-mail

… and much, much, more …

CONNECT

Shkolla e Diasporës në Kosovë

Home / Profesionistët / Shkolla e Diasporës në Kosovë

Shkolla e Diasporës në Kosovë është një iniciativë që bashkon profesionistët e rinjë nga Kosova, Diaspora dhe Ballkani Perëndimor për të gjetur së bashku zgjidhje për çështjet që prekin komunitetet lokale dhe më pak të zhvilluara. Ky projekt përdor të dhëna dhe teknologji për të krijuar kushte më të mira për shërbimet publike, angazhimin e komunitetit dhe inovacionin në biznes, turizmin dhe kulturën. Pjesëmarrësit e kësaj shkolle punojnë së bashku për të bashkë-krijuar zgjidhje me ndikim më të madh të mundshëm në rritjen ekonomike të komuniteteve lokale.
Ata gjithashtu ndajnë njohuritë, përdorin teknologjinë për të ofruar zgjidhje më të mira, përjetojnë dimensione të ndryshme të diversitetit dhe krijojnë rrjete me profesionistë të rinjë nga Kosova, Rajoni dhe Diaspora.

QËLLIMET

  • Të lehtësojmë bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Diasporës profesionistët e rinj në mënyrë që të zbatojnë zgjidhje kreative që adresojnë rritjen ekonomike lokale në Prizren dhe Malishevë dhe si të tilla krijojnë lidhjen e diasporës me vendin dhe qytetet e tyre, rritë angazhimin e tyre në zhvillim përmes shkëmbimit të njohurive dhe ekspertizës;
  • Të krijoj mekanizma që lejon të rinjt profesionist nga diaspora që të lidhen me identitetin e tyre, kulturën dhe historinë e Kosovës, si dhe të kuptojnë potencialin për investime në Kosovë;
  • Të kontribuojë në zhvillimin e komuniteteve përmes granteve të vogla, të cilat u dhuruan gjatë ceremonisë përmbyllëse të Shkollës.

Shkolla e Diasporës është mbajtur në Prizren dhe Malishevë, nga data 11-15 tetor 2017.

INICIATIVAT FITUESE NË PRIZREN

  • Qendra Multifunksionale Punuese
  • Prizmi
  • Shihemi në Prizren

 

INICIATIVAT FITUESE NË MALISHEVË

  • Autobusi
  • Klubi i vajzave & djemve
  • Investo në Malishevë
SQ
EN SQ