fbpx
Dhjetor 2, 2021

REMITTANCES: Discussion with the Kosovar Diaspora in United Kingdom

Nga Germin-1211 Shikime-Asnjë koment

Të mërkurën, me 01 dhjetor 2021, GERMIN organizoi ligjëratën e katërt me diasporën e Kosovës në nga Mbretërinë e Bashkuar. Ky takim është pjese e një serie aktivitetesh në kuadër të projektit Greenback 2.0, nga Banka Botërore në bashkëpunim me Bankën Qëndrore te Republikës së Kosovës dhe financim të Sekretariatit Zviceran për Cështjet Ekonomike.

Ligjërata u fokusua tek remitancat dhe roli i tyre si udhërrëfyes për zhvillimin socio ekonomik të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar ka një numër të konsiderushem të qytetarëve nga Kosova si dhe është një nga burimet kryesore të remitancave për Kosovën.

Takimi u moderua nga znj. Edlira Dashi, e cila prezantoi panelistët e takimit të cilët ishin kryesisht nga fusha e ekonomisë dhe gazetarisë ekonomike. Si dhe informoi të audiencën më shumë lidhur me temën e diskutimit.

Panelisti i këtij takimi z. Safet Gërxhaliu ekspert dhe njohës i fushës së ekonomisë, potencoi që tema e remitancave dhe konkretisht diaspora janë pjesë e pa kontestushme e zhvillimit të vendit. Po ashtu z. Gërxhaliu theksoi që shumica e qytetarëve diasporën po e shohin si vlerë financiare, mirëpo rëndësia e diasporës është përtej asaj, duke u bazuar në ekspertizat, netëorkun dhe eksperiencat e tyre që janë mëse të nevojshme për vendin amë. Përveç aspektit të rëndësisë së diasporës dhe remitancave, fokusi i z. Gërxhaliu ishte në 3 aspektet e hyrjes së remitancave në Kosovë, qoft kjo përmes agjencive të transfereve të parave, qoftë përmes ardhjes direkte të diasporës e po ashtu edhe dërgimi i parave në mënyrën jo formale, ku theksoi që këto të mira nga diaspora po shkojnë në konsum dhe ende nuk është bërë ndonjë hap drejt kanalizimit të duhur të remitancave në mënyrë që të krijohen premisa drejt zhvillimit të vendit.

Panelisti i radhës z.Emanuel Bajra, njohës i tregjeve financiare u fokusua në aspektin që diaspora është më shumë se remitancë, kjo përshkak të edukimit të tyre dhe krijimit të rrjeteve që mund të jenë shumë të nevojshme për vendin. Përveç aspektit shoqëror dhe kulturor që diaspora ka, është shumë e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të filloj një trajtim më ndryshe për diasporën, kjo në aspektin e ofrimit të mundësive për investime, duke ju siguruar siguri dhe infrastrukturë. Pjesë tjetër të rëndësishme që z. Bajra theksoi është krijimi i një gjirollogarie bankare kombëtare e Kosovës ku filialet t’i kishte në vendet kryesore të Europës dhe më gjërë, në mënyrë që të shfrytëzohet për pagesa dhe transaksione, mënyrë kjo që do të shërbente për zhvillim të vendit dhe njëkohësisht krijimin më të saktë të statistikave.

Z. Agimi, filloi me një retrospektiv të diasporës, dhe sakrificës së tyre ndër dekada, duke treguar lidhjen e fort të tyre me vendin amë. Kjo përkundër represioneve, problemeve të ndryshme nuk e ka shkëputur asnjëherë dëshirën për të ndihmuar vendin e tyre amë. Pjesë tjetër që është duke ndryshuar janë mendimet e gjeneratave të reja, ku shumica prej tyre nuk e kanë ndjenjen qe e kemi ne, këto gjenerata janë ato që mendojnë më shumë për veten e tyre dhe zhvillimin përsonal, gjë që është shumë e rëndësishme dhe jo e gabushme. Mungesa e planeve konkrete janë ato që po ndikojnë edhe në ikjen e trurit nga Kosova, gjë që do të ketë pasoja për vendin, ku përsonat më të kualifikuar po ikin nga vendi tyre, andaj qeveria e Kosovës duhet të ketë fokusin në mundësinë e krijimit të kushteve dhe të bëhet një vend i mundshëm edhe për studentet që studijojne në vendet e huaja, në mënyrë që të kthehen dhe shërbejnë për vendin.

Gjatë takimit patë të interesuar nga audienca të cilët treguan mbi eksperiencat e tyre në aspektin e dërgesave, si dhe sfidat që kanë në këtë aspekt, qoftë në aspektin ligjor po ashtu edhe në at praktikë. Një nga pjestarët ishte z. Alban Nevzati, që tregoi mbi punën e tij dhe krijimin e një agjencie për remitanca, ku në treg do të hyjnë nga mesi muajit dhjetor, fillimisht me shtetin e Zvicrrës e duke vazhduar drejt zgjerimit me shtete të tjera Europiane dhe përtej.

Përveç z. Nevzati, interesi për të kontribuar ishte edhe nga z. Florent Antoni, që ndau eksperiencen e tij në aspektin teknologjik duke treguar disa nga hapat kryesor që duhet të ndjeken për të arritur efektshmëri në dërgimin e remitancave, pra aspekti administrativ duhet të jetë i rregulluar, si dhe përkrahja na institucionet relevante duhet të jetë me e madhe.

Gjatë takimit kishte pytje dhe diskutime të ndryshme të cilat treguan shumë mbi interesin e diasporës për të krijuar lehtësime mbi dërgesat dhe bashkëpunimet tjera për mundësinë e investimeve.

Në fund të takimit znj. Dashi përmbylli me një sqarim të shkurtër të remitancave. Ku tregoi më shumë lidhur me rëndësinë e remitancave, si dhe disa nga statistikat nga world Bank, ku tregojnë që diaspora e Kosovës është shumë e fuqishme në aspektin e dërgesave të cilat ndikojnë në stabilitetin ekonomik të Kosovës.