fbpx

Lëvizja Globale Shqiptare - Rrjeti i të Rinjve:

Një lëvizje për ndryshim 

Rrjeti Global Shqiptar i të Rinjve - është një lëvizje për ndryshim e inicuar nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation Kjo lëvizje ka për qëllim të promovojë ndryshim pozitiv në komunitetit shqiptar nëpër botë, duke identifikuar, bashkuar, angazhuar dhe mbështetur rininë shqiptare të grupmoshave (14-18, 19-24 dhe 25-30 vjeqar) përmes gjuhës, kulturës, trashëgimisë, dhe programeve të zhvillimit personal dhe profesional.

Kjo lëvizje do të lidhë organizatat dhe individët që të bashkëpunojnë si qytetarë global dhe të ndihmojë në ngritjen e zërit të tyre. Përmes kësaj lëvizje, atyre do t’u ofrohet mundësia të ju dëgjohet zëri, të bashkëpunojnë si një komunitet i përbashkët global i shqiptarëve për dhe nga të rinjtë, duke luajtur rol katalizator si qytetarë model, të cilët nihmojnë dhe japin kontributin e tyre në vendet e origjinës dhe në vendet ku ata jetojnë.

Rrjeti Global i të Rinjve do të zhvillojë projekte përmes informimit, avokimit, rrjetëzimit tematik, bashkëpunimit ndërkombëtar, mbështetjes së organizatave rinore shqiptare, dhe duke ndërtuar partneritete me institucionet qeveritare në vendet e origjinës dhe ato të rezidencës. Një ndër qëllimet kryesore është që të avokojë për interesat dhe nevojat e të rinjve në vendet e origjinës (Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Luginë të Preshevës) dhe në diasporë, duke krijuar partneritete me organizata jo-qeveritare dhe institucione publike në krijimin dhe implementimin e politikave rinore. It do të mbrojë interesat dhe nevojat e të rinjve në vendet e origjinës (Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni Veriore, Preshevë) dhe në diasporë, duke ndërtuar partneritete me organizata të ndryshme joqeveritare dhe institucione publike në krijimin dhe zbatimin e politikës rinore .

Qëllimet 

  • Ofrimi i një hapësire për organizatat dhe individët që të shkëmbejnë interesat, qëllimet, dhe aspiratat e përbashkëta; 
  • Ofrimi i mbështetjes për rritjen e kapaciteteve, rrjetëzimit dhe shpërndarjes së storieve të suksesit të shembujve të mirë; 
  • Ngritja e zërit për shqetësimet e të rinjve në agjendën politike tek vendet e origjinës dhe në institucionet ndërkombëtare; dhe
  • Influencimi i politikave dhe vendim-marrjes në qeveri, biznes dhe organizata jo-qeveritare duke u bazuar në hulutime, eksperiencë dhe ekspertizë të të rinjve.

Kjo lëvizje do të krijojë bashkëpunim dhe përmirësim në komunikim në mes organizatave lokale dhe organizatave si-motër ndërkombëtare, pavarësisht identifikimeve të tyre gjinore, kombëtare, fetare apo seksuale për të cilat këta të rinj përfaqësojnë ose avokojnë.