fbpx
Gusht 21, 2020

Thirrje për Aplikim – Hulumtues/e në terren

Nga Germin-1978 Shikime-Asnjë koment

OJQ: GERMIN (www.germin.org)
Pozita: Hulumtues/e (Terren)
Projekti: Forumi i Bashkë-Investimeve  dhe Rrjetëzimit – Invest in Vushtrri
Afati i fundit për aplikim: 28 Gusht 2020
Data e preferuar e fillimit të punës: 05 Shtator 2020
Lokacioni: Komuna e Vushtrrisë 

 

Përmbledhje: GERMIN është një organizatë jo-qeveritare, vlerat dhe idealet e së cilës janë të bazuara në besimin që Diaspora shqiptare duhet të luajë një rol proaktiv dhe të gjerë në zhvillimin pozitiv të shteteve të Ballkanit ku Shqiptarët jetojnë.

Organizata GERMIN hap konkurs për Hulumtues/e në terren, të cilët kanë eksperiencë dhe aftësi të dëshmuara analitike. Kjo pozitë do të ketë angazhim prej 14 ditësh pune (05 Shtator 2020 – 19 Shtator 2020). Kandidatët e kualifikuar, do të intevistojnë përfaqësuesit e bizneseve të identifikuara në Komunën e Vushtrrisë sipas sektorëve të caktuar në këtë thirrje. 

Projekti “Invest in Vushtrri” është një forum i përbashkët investimesh në mes GERMIN dhe Komunës së Vushtrrisë i cili ka për qëllim të gjenerojë të ardhura dhe mundësi të reja pune përmes iniciativave të reja të biznesit dhe tërheqjes së investimeve nga jashtë për projekte të mëdhaja në këtë komunë. 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë: Hulumtuesi/ja e terrenit, do të punojë direkt në aktivitetet e shënuara më poshtë gjatë angazhimit të tyre: 

  • Identifikimi i 15 bizneseve në sektorin e agrokulturës;
  • Identifikimi i 15 bizneseve në sektorin e procesimit dhe prodhimit të ushqimit;
  • Identifikimi i 15 bizneseve në sektorin e përpunimit të drurit
  • Identifikimi i 15 bizneseve në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve;
  • Plotësimi i 60 intervistave/pyetësorëve të gjysmë-strukturuara me secilin biznes të identifikuar në sektorin e zgjedhur.

Kualifikimet dhe Përvoja e kërkuar: 

  • Diplmonë universitare në shkencat socio-ekonomike;
  • Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim të Gjuhës Shqipe janë të domosdoshme (Njohja e gjuhës angleze është përparësi);
  • Përvojë pune si Hulumtues/e, së paku për 2 vite. 

 

Të gjithë kandidatët e interesuar, duhet të dërgojnë CV-të e tyre tek emaili [email protected] më së fundmi deri më 28 gusht 2020. Kur ju dërgoni aplikacionin, ju lutemi që të shtoni tek titulli i email: Hulumtues/e – Invest in Vushtrri. Burrat dhe gratë janë të inkurajuar njëlloj që të konkurojnë për këtë pozitë. Ju lutem të keni parasysh që vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.