WESTERN BALKAN FUND
Data e fillimit: Prill 2022
Data e përfundimit: Dhjetor 2022
Në prill të vitit 2022, GERMIN nënshkroi marrëveshje kontraktuale me Fondin e Ballkanit Perëndimor, si një nga 30 organizatat fituese nga gjashtë vendet e rajonit në kuadër të thirrjes së katërt të granteve të bashkë-financuar nga Bashkimi Europian përmes IPA - instrumentit të asistencës para-anëtarësimit.
GERMIN, përmes këtij partneriteti, zbatoi projektin “Zhvillimi i Bashkëpunimit Rajonal mes të Rinjve në fushën e Migrimit dhe Zhvillimit”. Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte përmirësimi i bashkëpunimit rajonal përmes një programi shkëmbimi për hulumtuesit e rinj me interesa kërkimore në fushën e Migrimit, Zhvillimit dhe Diasporës me organizata partnere në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Ky bashkëpunim kulmoi me Konferencën Rajonale për Zhvillimin e Bashkëpunimit Rajonal mes të Rinjve në fushën e Migrimit dhe Zhvillim, të mbajtur më 25 nëntor 2022 në Prishtinë. Qëllimi i konferencës ishte publikimi i hulumtimeve që gjashtë fellows të gjeneratës së parë të këtij programi, i kanë realizuar.
Gjashtë fellows të parë realizuan hulumtime në subjekte të ndryshme në ludhje me migrimin dhe zhvillimin. Këta gjashtë fellows gjithashtu patën mundësi që të jenë pjesë e programit shkëmbyes të fellowshipit me organizatat partnere, në vendet fqinje, kështu duke realizuar hulumtimet e tyre respektive në fushën e migrimit dhe zhvillimit.