fbpx

Konferenca Diaspora Flet

Qëllimi i GERMIN vazhdon të jetë lidhja e diasporës me vendet e tyre të origjinës. Përkund të gjithë projekteve, GERMIN, këtë gjë dëshiron ta realizoj edhe përmes konferencës “Diaspora Flet”. Ashtu si edhe vet emri, konferenca ka për qëllim që tu jap zë anëtarëve të diasporës. Konferenca ka për qëllim që të lidh profesionistët e diasporës, bizneset, komunitetet, aktivistët në gjithë botën që të reflektohet për angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe të analizohet dhe reflektohet për rolin e diasporës në dy dekadat e ardhshme.

Konferenca e parë “Diaspora Flet” u mbajt në vitin 2018 dhe solli më shumë se 300 profesionistë, dijetar, liderë, politikanë dhe përfaqësues të bizneseve nga 24 shtete të ndryshme të botës. Falë suksesit të edicionit të parë të konferencës, GERMIN, në partneritet me organizatën simotër Global Albanians Foundation, organizoi “Diaspora Flet” në vitin 2020.

689 njerëz nga diaspora dhe rajoni morën pjesë aktivisht në konferencë, përderisa sesionet u ndoqën nga 2 mijë e 841 persona. Pjesëmarrësit ishin nga 26 shtete të ndryshme. Në konferencë ishin 117 folës nga fusha të ndryshme të cilët ndanë rrëfimin e tyre në 25 tema të ndryshme të organizuara në panele apo sesione. Në hapësirën virtuale, ne gjithashtu ekspozuam produkte dhe shërbime nga 17 ekspozues (kompani dhe organizata).

Temat kryesore në tre ditët e konferencës janë ndarë në tre fusha kryesore: Avokim dhe Diplomaci, Biznes dhe Investime dhe në ditën e fundit është diskutuar për Kapitalin Njerëzor dhe Edukimin.

Dita e parë mishte e dedikuar për diskutimet dhe fjalimet që lidhen me Angazhimin e Diasporës në kuadër të perspektivës për avokim dhe diplomacisë.

Dita e dytë e konferencës iu dedikua diskutimit për Angazhimin Ekonomik të Diasporës dhe ngritjes së besimit të diasporës për të investuar në vendet e tyre amë.

Dita e tretë i hodhi dritë mbi trasferin e njohurive dhe aftësive nga diasprora në vendet e tyre të origjinës. Qëllimi ishte të diskutohet se si mundet diaspora profesionale të kontribuojë në krijimin e një force pune të aftë dhe prodhimin e dijës në vendet amë.