Një forum investimesh në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit i cili synon të gjenerojë të ardhura dhe mundësi të reja pune përmes iniciativave të reja të biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja për projekte të mëdha në qytetin e Prizrenit.
Qëllimet:
- Organizimi i një forumi për të promovuar mundësitë e Partneritetit Publiko-Privat (P-P-P) të cilat janë në dispozicion nga Komuna e Prizrenit, për investitorët vendas, të huaj dhe nga diaspora;
- Lidhja e tregut midis prodhuesve vendas dhe shpërndarësve të mundshëm të huaj përmes takimeve B2B;
- Promovim dhe mbështetje për prodhuesit vendas në Prizren;
- Trajnim dhe ndihmë në menaxhim dhe ngritje të kapaciteteve për prodhuesit dhe bizneset vendore;
- Forcimi i promovimit të produktit të prodhuesve vendas;
- Trajnim dhe subvencion në markë dhe marketing për produktet e reja që do të lansohen në treg.
Infographic: Invest in Prizren Research Study
Aktivitetet
- Një hulumtim mbi potencialin ekonomik të qytetit të Prizrenit, i cili u realizua me bizneset dhe shoqatat lokale.
- Partneritet me Oda Ekonomike Kosovaro-Gjermane, Unioni i Bizneseve në Diasporë (Gjermani, Itali, Turqi etj), bizneset dhe shoqatat lokale
- Ky Forum i Investimeve u organizua më 5-7 korrik 2019 dhe kishte më shumë se 200 pjesëmarrës përmes aktiviteteve 3 ditore. 60 prej pjesëmarrësve ishin nga diaspora ose të huaj, dhe shumë prej tyre ishin për herë të parë në Prizren, për të parë nga afër potencialin e investimeve që ka qyteti. Pjesëmarrësit vinin nga vende të ndryshme të botës si: Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Italia, Franca, Belgjika, Turqia, Norvegjia, Austri, Kroacia, Greqia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut etj.
https://investinprizren.com/
https://www.facebook.com/investinprizren/