fbpx

Leonora  Çerreti

Project Manager

Leonora ka përfunduar studimet në Rochester Institute of Technology në Prishtinë (A.U.K.) për Ekonomiks, Menaxhment dhe Politika Publike. Momentalisht ajo është duke ndjekur studimet master për Menaxhim Ekzekutiv në Central European University (CEU) në Vjenë.

Ajo gjithashtu është e certifikuar për Menaxhim dhe Lidership nga programi për Menaxhim të Projekteve nga A.U.K.

Çerreti ka më shumë se gjashtë vjet përvojë në punë administrative dhe menaxheriale. Nga qershori 2020 deri në dhejtor 2021, ka qenë në pozitën e Drejtoreshës për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit.
Her career started immediately after graduation as an operational manager at “Ҫuni” in Prizren.

Karriera e saj ka filluar menjëherë pas përfundimit të studimeve, si menaxhere në kompaninë “Çuni” në Prizren. Më pas ajo ka filluar punë për dy vjet në A.U.K në Institutin për Trajnim dhe Zhvillim, me pozitën si Asistente për USIAD në programin për Lidership dhe Transformim – për komponentën PPDL dhe AUPP. Pas kësaj ajo ka punuar si Menaxhere e Projektit për projektin RED-T të mbështetur nga USAID EMPOËER Private Sector dhe TECHUP mbështetur nga GIZ CETEP.

Përveç kësaj Leonora ka një shpirt ndërmarrëse. Ajo ka bashkë-themeluar Go Clean Auto Detailing në Prizren, në fushën e pastrimit të detajuar të veturave.

Leonora iu është bashkangjitur ekipit të GERMIN në prill të këtij viti me pozitën si Menaxhere e Projektit “Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal” – pjesë e projektit MARDI të CARITAS-it të Zvicrës.

Sihana Bejtullahu
bashkë-drejtorë ekzekutiv
Arbnor Mjeku
Project Manager
Blerinë Ukshini
Projects Coordinator
Shpat Ferizi
Menaxher i IT-së
Donika Gashi
Communications Officer