Angazhimi i të rinjve, si nga diaspora ashtu edhe nga Kosova, në programet edukuese është thelbësore për të adresuar mungesën e kualifikimit të të rinjve për punët bashkëkohore në Kosovë. Raportet sugjerojnë se shumica e studentëve përfundojnë arsimin pa fituar aftësitë e nevojshme për tregun e punës. Për ta kapërcyer këtë hendek, nevojitet një partneritet publiko-privat dhe Germin është i përshtatshëm për të lehtësuar këtë partneritet. Me fokusin tonë në teknologjitë bashkëkohore të informacionit dhe kanalet virtuale të bashkëpunimit, Germin, mund të ndihmojë të rinjtë të fitojnë aftësitë e nevojshme për tregun e punës. Aktivitetet e tilla si angazhimi i pronarëve të rinj të bizneseve për të folur me nxënësit e shkollave të mesme, zhvillimi i një qendre burimesh në internet, ofrimi i seminareve për lidership dhe aftësive thelbësore të krijimit të një program mentorimi mund tu ndihmojnë të rinjve që të fitojnë aftësitë dhe njohuritë që u nevojiten për të pasur sukses. Duke marr parasysh që Germin ka një lidhje me biznesmenët në Kosovë dhe jashtë saj dhe një bazë të të dhënave të profesionistëve të diasporës, Germin, ndihmon që këta të rinj të aftësohen që të kalojnë më pas në fuqi punëtore.
GERMIN angazhon të rinjtë në edukim përmes programeve të ndryshme si OriginAL, që është një përvojë vullnetare, arsimore dhe kulturore për të rinjtë shqiptarë të diasporës në vendet e tyre të origjinës. Një nismë tjetër ishte projekti i UNICEF-it “Avancimi i partneritetit me diasporës për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë” i cili ofroi praktikë me pagesë për 50 të rinj në 21 kompani të diasporës. GERMIN gjithashtu bashkëpunoi me Agjencinë Gjermane për Zhvillim (GIZ) për të angazhuar profesionistët shqiptarë të diasporës për një perudhë të shkurtë në vendet e tyre përmes platformës Engaging Diaspora Professionals. Këto programe synojnë të lidhin të rinjtë e diasporës me vendet e tyre të origjinës dhe të transferojnë njohuritë dhe përvojat e fituara jashtë vendit, në dobi të vendlindjes.