fbpx

Filantropia e Diasporës

Filantropia e diasporës është esenciale në promovimin e mirëqenies sociale dhe zhvillimit në shumë vende. Germin është një organizatë që e njeh rëndësinë e filantropisë së diasporës dhe po punon për të promovuar filantropinë dhe bamirësinë e diasporës shqiptarë për të mbështetur organizatat jofitimprurëse shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Global Albanians Foundation (GAF) është themeluar në vitin 2018 në SHBA dhe përmes saj, Germin promovon filantropinë shqiptare. GAF shërben si platformë online për organizatat jofitimprurëse shqiptare për të mbledhur para, duke u mundësuar anëtarëve të Komunitetit Global Shqiptar të dhurojnë drejtpërdrejt për organizatat dhe projektet që dëshirojnë t’i mbështesin. GAF ofron një lidhje të besueshme me organizatat me bazë në diasporë duke lehtësuar donacionet në internet dhe duke reduktuar kostot e filantropisë së diasporës. Për më tepër, GAF ofron një mekanizëm që donatorët shqiptarë të diasporës të marrin zbritje tatimore për donacionet e tyre, të cilat ata nuk mund t’i marrin kur dhurojnë direkt për organizatat e Ballkanit Perëndimor.

Germin bashkëpunon me GAF për të avancuar Filantropinë Shqiptare të Diasporës, duke mbështetur organizatat joqeveritare përmes financimit të shumtë dhe donacioneve online. Përmes kësaj mënyrë ridrejtohen burimet e diasporës drejt zhvillimit ekonomik dhe social, kompensimit e financimit të zvogëluar nga donatorë tradicionalë dhe ndërkombëtar me iniciativa si: OriginAL, Rrjeti i Profesionistëve të Diasporës, Helping Mothers and Children, Ndihma për tërmetin në Shqipëri, Ndihma për COVID-19.