fbpx

Profesionistë e Diasporës

Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës (EDP) për transferimin e njohurive dhe aftësive është thelbësore për vendet e origjinës. Hulumtimet tregojnë se çdo profesion është një lloj mini-diaspore, dhe marrë parasysh këtë, GERMIN krijon rrjete profesionale të anëtarëve të Diasporës që i përkasin profesioneve të ndryshme, si profesionistët e arsimit, financës, diplomacisë, mjekësisë dhe të tjera. Germin ka lansuar një platformë online ku profesionistët mund të regjistrohen, të ndërveprojnë, të bashkëpunojnë dhe të ndajnë njohuri. Qëllimi përfundimtar është krijimi i databazës më të madhe të profesionistëve të Diasporës dhe lehtësimi i bashkëpunimit midis tyre, si dhe profesionistëve në Kosovë. Për më tepër, Germin planifikon të zhvillojë hapësira bashkëpunimi për Diasporën në Kosovë, të cilat mund të përdoren nga profesionistët e Diasporës kur vizitojnë Kosovën, duke u ofruar atyre hapësirën e nevojshme për të punuar dhe lidhur me profesionistët lokalë.

GERMIN aktualisht angazhon në mënyrë aktive profesionistë të diasporës në të paktën tre projekte të ndryshme. Projekti i parë, mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED), që synon fuqizimin e grave në politik që i përkasin nivelit lokal në Kosovë. Përmes këtij projekti ofrohet mentorim nga profesionistët e diasporës. Projekti i dytë, mbështetet nga International Research & Exchanges Board (IREX) përmes USAID-it, që lidh investitorët dhe ndërmarrësit e diasporës me tre drejtuesit e Këshillit të Fuqisë Punëtore Sektoriale si: Sektorin e Drurit, Argrobiznesit dhe TIK-ut me qëllim ofrimin e mentorimit, asistencës teknike dhe promovimin e investimeve nga diaspora. Projekti i tretë i zbatuar në partneritet me Kosovo Civil Society Foundation (KSCF) dhe USAID-in në Kosovë, synon të ofrojë mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet profesionistëve të diasporës dhe organizatave joqeveritare në Kosovë në mënyrë që të adresohet mungesa e ekspertizës profesionale në fusha specifike.